Federata e Futbollit e Francës ka anuluar të gjitha aktivitetet e përfaqësueses franceze pas sulmeve terroriste në Paris, ku mbetën të vrarë rreth 160 persona.

Pas sulmeve terroriste në Paris, ku mbetën të vrarë rreth 160 persona, Federata e Futbollit e Francës (FFF) ka anuluar të gjitha aktivitetet e përfaqësueses franceze.

“Federata e Futbollit franceze vendosi të anulojë të gjitha aktivitetet e ekipit të Francës” thuhet në njoftimin e FFF.

“Prandaj, takimi me mbështetësit (14:00), konferencë për shtyp (16.00) dhe qasja publike në stërvitje (17.30) janë anuluar”, vazhdon njoftimi.

Franca ka planifikuar të luaj miqësore me Anglinë në Wembley, por ky takim mund të dështoj pas ngjarjeve të fundit. /Express/

Loading...