Stevçe Jakimovski mbeti pa pasaportë dhe me obligimin që çdo të hënë të paraqitet në gjykatë. Nuk do ta ankimojë vendimin e Gjykatës Penale 1. Masat e kujdesit i kërkoi Prokuroria për krim të organizuar, pas kallëzimit penal të cilin policia financiare e paraqiti kundër Jakimovskit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij nga administrata. Ata dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe e kanë dëmtuar arkën komunale të Karposhit për rreth 600 mijë euro. Jakimovski nuk ndjehet fajtor.

Dua ta theksoj sjelljen korrekte të policisë si të asaj financiare ashtu edhe të Byrosë për siguri publike. Dua të falënderoj edhe sjelljen korrekte të policisë gjyqësore. Mendimi im është se nuk pati nevojë për spektakle të tilla, nuk e kemi abuzuar funksionin zyrtar e as që ka pasur kriminalitet e as që ka vjedhur dikush diçka – tha Stevçe Jakimovski – ish kryetar i karposhit.

Nëse Jakimovski u falënderua për, siç e quajti, korrektësinë institucionale, pikërisht ai u sjell në mënyrë jokorrekte edhe atë ndaj mediave. Në hyrje të gjykatës i shoqëruar me polic, mllefin e hodhi mbi gazetarët.

“A mundet një deklaratë?
Shkoni në P.S”.

Thotë se nuk do të kërkojë falje.

Ndaj disa njerëzve nuk kam ndërmend të kërkoj falje. Të gjithë ata që janë korrekt dua t’i përshëndes për korrektësinë e tyre. Ndaj atyre që nuk janë profesionist nuk kam ndërmend edhe unë të jem korrekt – deklaroi Stevçe Jakimovski – ish kryetar i karposhit.

Jakimovskin para gjykatës e pritën 20 simpatizues. Natën e kaloi në stacionin policor Prolet prej ku u soll në gjykatë. Policia financiare dyshon se dy herë e ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Njëherë në vitin 2012-2013 ka kryer dy prokurime publike, edhe pse e ka ditur që Alkon Proekt nga Tetova në tender nuk ka dorëzuar garanci bankare që mbron komunën nëse kompania nuk e realizon marrëveshjen. Jakimovski në vend që ta shkëpus kontratën dhe ta aktivizojë garancinë për shkak të moskryerjes së punëve në kohë, kompania ka filluar të ndërtojë pa miratim dhe pa një projekt ideor. Ish kryetari i komunës së Karposhit në vitin 2016 sipas policisë financiare sërish e ka abuzuar pozitën. Kompania “S.M. Kompani” sërish pa garancinë e nevojshme bankare ka fituar tender nga komuna./AlsatM

Loading...