Jakup Krasniqi pa dyshim është një nga figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe një nga figurat kyçe të politikës kosovare të pasluftës. Në këto zgjedhje ai nuk është në listën e kandidatëve për deputetë, kurse në intervistën për Gazetën Lajm dhe Lajm.tv, paralajmëron se nuk do të jetë as pjesë e qeverisë së ardhshme.

“Nismën nuk e formuam për neve, por e formuam për të rinjtë”, thotë Krasniqi. Ai thotë se shqiptarët i presin sfida të stabilitetit, të cilat do të mund t’i tejkalonin më lehtë, sikurse të ishin treguar më të kujdesshëm gjatë politikbërjes këtyre viteve të fundit./LajmTV

Loading...