Gostivari është kthyer me fitore nga udhëtimi i vështirë në Dibër. Futbollistët e trajnerit Mensur Jakupi kanë mposhtur Korabin me rezultat 0-2, duke treguar ambiciet e tyre për kreun e tabelës.

Jakupi ka analizuar takimin e së shtunës.

“Parashimet tona se në Dibër na pret një ndeshje e vështirë dolën të vërteta. Korabi ishte mjafë i motivuar, pasi për ta ishte loja e parë në ligën e dytë, pas shumë viteve. Me ndihmën e publikut nga tribuna u treguan ekip mjaftë i fortë. Mirëpo, ne të parët zhbllokuam rezultatin, dhe atë në minutën e tretë, kurse në finish të pjesës së parë rritëm epërsinë. Edhe pse shënuam dy gola loja jonë në pjesën e parë nuk ishte në nivelin e duhur, ishim në presion të fitores, kurse në pjesën e dytë përmirësuam dhe dominuam lojën, krijuam tre-katër raste të qindpërqindta, por nuk i finalizuam me gola. Me rëndësi janë pikët e plota”, deklaroi trajneri Mensur Jakupi.

Ai vlerëson mikpritjen dhe tifozët dibran.

“Mikpritja nga vendësit ishte në nivelin e duhur si dhe animi nga tribunat. Korabi sivjet do t’i jap shumë emocione Ligës dyte për shkak se kanë tifozëri të përkryer”, shtoi trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi.

Pas javës së parë, Gostivari kryeson me tre pikë, sa ka edhe Llabunishta që dje mposhti Vëllazërimin me rezultat 1-0.

Loading...