Futbollistët e Gostivarit startin e tyre në sezonin e ri në Ligën e dytë – Perëndim do ta kenë nga Dibra, ku do të përballen me Korabin, anëtar i ri i kësaj kategorie.

Trajneri Mensur Jakupi deklaroi se pret ndeshje të vështirë, por janë të përgatitur për një nisje të mbarë të stinorit.

“Na pret ndeshje e vështirë kundër Korabit, anëtarit të ri të Ligë së dytë, të cilët kanë përforcuar mjaftë radhët e veta. Presim një ndeshje të vështirë, por ne jemi të përgatitur në të gjitha aspektet dhe shpresojmë t’i arkëtojmë tre pikët e para”, tha Jakupi.

“Synimet tona në këët edicion janë të dalim kampion dhe të kthehemi në Ligën e parë. Na pret një sezom i gjatë dhe i zorshëm, pasi liga ku garojmë në përgjithësi ka skuadra cilësore, por ne i kemi vënë detyre vetës që të luftojmë për titull kampioni”, theksoi Jakupi.

Ndeshja Korabi-Gostivari do të luhet, të shtunën, në stadiumin e qytetit në Dibër me fillim prej orës 17:00.

Loading...