Jakupi, të mërkurën, niset për në Gjermani, e pret kjo garë e madhe

Këtë të mërkurë, kampioni ynë i njohur i karatesë, Berat Jakupi, do udhëtoj për në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në në garën prestigjioze German Open “Karate 1 Premier League Berlin 2018”, i cili do të mbahet nga 14-16 shtator të këtij viti.

Pas kampionatit shtetëror që u mbajtë në Shtip në fillim të muajit shtator, kjo është gara e dytë e cila përcakton se kush do të marrë pjesë në kampionatin botëror, i cili do të mbahet në Madrid të Spanjës gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Kujtojmë se, Jakupi nga muaji qershor ka zhvilluar përgatitje dyjavore në Lviv të Ukrainës, pastaj një javë stërviti në Struge, si pjesëmarrës në seminarin veror “Struga ‘2018”, si dhe dhjetë ditë në Bansko të Bullgarisë.
Gjatë kësaj periudhe, Jakupi është stërvitur me kampionin e botës, Gogita Arkania, reprezentues i Indonezisë, kampionin ukrainas, Horuna, si dhe me ishkampionin e botës, Haldun Alagash, në Izmir të Turqisë.

Pas garës në Berlin fillon arritja e normës olimpike, ku botërori në Madrid është aktiviteti i parë.

Jakupi shpreson që të fitojë medalje në botëror për të hapurr rrugën për lojërat Olimpike në Tokio në vitin 2020./lajm

Loading...