Hyri në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë duke përhapur panik, arrestohet një 34 vjeçar. Ngjarja u shënua mbrëmjen e së enjtes, ndërsa 34 vjecari Fatjon Habibi ka hyrë në shtëpinë e fëmijës duke bërtitur “Jam kamikaz. Jam i ISIS. Allahu Ekber”, transmeton BW.

Më pas 34 vjecari është larguar, por është rikthyer me të njëjtat thirrje mëngjesin e së premtes në afërsi të spitalit të Sarandës. Policia ka arrestuar pasditen e të premtes 34 vjeçarin, i cili mbante mjekër dhe pretendon se është besimtar mysliman. Arrestimi i tij është bere për veprën penale “përhapje e panikut në komunitet”.

Loading...