James-BondAktori i filmit James Bond, Pierce Brosnan ishte ndaluar nga sigurimi i aeroportit, për shkak se ai provoi të hynte në aeroplan me thikë me vete.

62 vjeçari ishte ndaluar nga agjentët e administratës së Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, dhe është raportuar se ai mbante me vetë një thikë 25 centimetra të gjatë, në valixhen e tij të dorës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Shtetasi anglez nga Dublini i Irlandës, që dikur ka luajtur në filmin Agjenti 007 si James Bond, është lejuar që të vazhdojë udhëtimin e tij në Burlington International Airport në Vermont, pasi që çështja ishte zgjidhur.

Loading...