Janë asgjesuar si të pasigurta 31.000 vezë

Më shumë se 31.000 vezë janë asgjesuar si të pasigurta në kontrollet e inspektimit para festës së Pashkëve, njoftoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Janë kryer 181 kontrolle të jashtëzakonshme, të përforcuara në prodhimtarinë, përpunimin, shpërndarjen dhe shitjen e vezëve në tregun e Maqedonisë. Prej tyre, 110 kanë qenë në objektet për shitje me pakicë, ndërsa 35 në tregjet e gjelbra dhe 36 në llojet e vezëve.

“Nga kontrollet është konstatuar se një pjesë e operatorëve me ushqim kanë kryer klasifikim joadekuat dhe shënimin e vezëve, nuk kanë poseduar dokument komercial që e përcjell praktikën dhe në qarkullim kanë lëshuar vezë të ngjyrosura në objektin e pamiratuar për atë qëllim”, thekson AUV.

Janë vërejtur dhe mospërputhje të tjera në shkallë më të vogël, ndërsa shërbimet e inspektimit kanë dorëzuar 10 zgjidhje për të eliminuar mospërputhjet e identifikuara.

Janë zhvilluar katër edukime dhe janë shqiptuan katër gjoba.

Loading...