Janë luajtur mbrëmjen e së mërkurës tre ndeshjet e dyta të fazës së “Play Off” të Champions League. Tri takime të cilat dhuruan jo vetëm shumë gola, por ku nuk munguan as kartonat të kuq.

Në ndeshjen Mol Vidi- AEK, gjyqtarit i këtij takimit iu desh që të vinte në përdorim, jo një, por plot dy herë kartonin e kuq.  Në fillim, në minutën e 23 për holandezët. Ishte Huzsti ai që bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërsharit. Ndërhyrje e cila i kushtoi shumë skuadrës së tij, sepse vetëm pak minuta më vonë, ekzaktësisht në 34’, e gjejnë veten në disavantazh nga një gol i Klonadaris. Por, festa në kampin grek nuk zgjati shumë, pasi që në nisje të pjesës së dytë, Bakaseta shënon gol dhe më pas ndëshkohet me karton të kuq. Dhe kështu dy skuadrat janë në kushte të barabarta me nga një lojtar më pak. Goli i Lazovi, nuk ishte i mjaftueshëm  për t’u dhënë fitoren holandezëve.

Ndërkohë nga ana tjetër, Ajaxi ka mundur me rezultat 3-1 Dinamo Kievin. Ishte Van de Beek që zhbllokoi ndeshjen që në nisje të këtij takimi, por më pas Kedziora, barazon shifrat  vetëm disa minuta më vonë. Ziyech dhe Tadic shënuan shërish për holandezët duke bërë që rezultati kësaj ndeshje të vendosej që në pjesën e parë.

Ndeshja tjetër e luajtur për fazën e play off të Champions League ishte Young Boys përballë Dinamo Zagreb e cila u mbyll në barazim 1-1. Mbabu për suedëzët dhe Orsic për Kroatët ishin autorët e dy golave. Gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhen në datën 29 gusht.

Loading...