Janeva kërkon nga Prokuroria publike numrin e lëndëve për ‘’Bombat’’

Prokuroria publike e Maqedonisë ka bërë të ditur se dje pasdite ka marë një kërkesë nga Prokuroria speciale për dhënien e të dhënave statistikore për numrin e lëndëve joformale në prokuroritë publike me të cilat bëhet ndjekja e përgjimeve jolegale.

‘’Statistikat e dhëna bëjnë të ditur lëndët joformale nëpër prokuroritë publike para të cilëve janë edhe lëndët dhe numri I tyre që duhet punuar. Pas kërkesës do të punohet në punimin e këtyre të dhënave dhe dhënien e tyre në Prokurorinë speciale në një afat sa më të shpejtë’’, thuhet në kumtesë.

 

Loading...