Janeva në Këshillin e Prokurorëve për rastin “Puçi”

Prokurorja speciale Katica Janeva, sot në ora 12;00 do të paraqitet para Këshillit të Prokurorëve ku duhet të jap sqarimet e saja se pse hoqi dorë nga rasti “Puçi”, me ç’rast nga aktakuza u lirua kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

Këshilli I Prokurorëve konfirmoi se me Janevën do të bisedohet lidhur me atë se pse u tërhoq aktakuza, dhe të akuzuarit u liruan nga ndjekja e mëtejshme. Ndryshe në rastin “Puçi”, përveç kreut të LSDM-së, akuzohej edhe Zoran Verushevski.

Loading...