Pas përfundimit të dëshmisë së saj në Prokurorinë Speciale Publike, ish-ministrja  Gordana Jankuloska ka folur për mediat në lidhje me dëshminë e saj.

“Prokuroria Speciale Publike që moti e ka humbur kredibilitetin që të zbatojë çfarëdo lloj procedurash që kanë të bëjnë me të drejtën dhe shndërrohet në një mjet në funksionim të Lidhjes Socialdemokrate, gjithmonë kur ata kanë nevojë për ta arritur ndonjë qëllim të caktuar”, tha  Jankuloska.

Ajo nuk bëri të ditur se për cilën lëndë është ftuar që të jep dëshminë e saj.

Përndryshe, Jankulovska është përfshirë në hetimet e lëndës ”Titanik”, ”Fortesa”, ”Tanku”.

Loading...