Ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, është sulmaur me armë zjarri nga një grup i armatosur. Rastin e ka konfirmuar ish shefi i sigurimit të saj, duke dëshmuar për rastin “Tanku” që ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” të shtrenjtë qeveritar. Sipas tij, rasti ka ndodhur në vitin 2011 në Jegunoc, transmeton Gazeta Lajm.
“Në vitin 2011, ishim me ministrishen Jankullovska në një takim me qytetarët në Jagunovcë.
Atëher ka ndodhur një incident ku ka pasur një përleshje të armatosur midis një bande kriminale dhe MPB-së, dhe ne jemi gjetur në mes të atij zjarri.
Patjetër të intervenoja dhe pasi që nuk kisha një makinë të blinduar, ministren Jankullovska e vendosëm në një objekt, dhe unë urdhërova që sa më shpejt të ishte e mundur për të siguruar një mjet të blinduar që te vijë. Gjithçka ndodhi për rreth një orë, pas së cilës ne e vendosëm ministren dhe u tërhoqëm”, ka rrëfyer dëshmitari Belevski.
Deri sot nuk është informuar lidhur me këtë rast dhe ia është mbajtur në fshehtësi.

Loading...