sh ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska publikisht iu ka drejtuar ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, që sipas asaj po i cënohen të drejtat e garantuara në Kushtetutën e Maqedonisë.

Sipas Jankullovskës, të drejtat e saj po cënohen nga Këshilli Gjyqësor, gjegjësisht nga kryetarja Dobrila Kacarska për lëndën e PPS-së, Tanku.

“Përskaj shkeljeve të të drejtave gjer më tani gjatë procedurës në lidhje me këtë lëndë, tek unë ekziston frikë e arsyeshme që në periudhën e ardhshme do të rrezikohet shëndeti im dhe shëndeti dhe jeta e foshnjës sime të pa lindur”, ka shkruar Jankullovska.

Në rastin “Tanku“, për blerjen e “Mercedesit“ luksoz me vlerë 600 mijë eurosh është i akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ish-ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski, kurse Jankullovskës me kërkesë të palës mbrojtëse të saj, i është ndarë procedura, për shkak të shtatzënisë së rrezikshme. /tv21/

Loading...