JanuzajSkuadra angleze Sunderland është në bisedime me Manchester United për të marrë shërbimet e futbollistit të talentuar shqiptar, Adnan Januzaj, raporton Sunderland Echo. Futbollisti shqiptar nuk e ka hapësirën e duhur të ekipit i ‘Djajve të Kuq’ dhe ka gjasa të që ndërrojë mjedis gjatë këtij afatit kalimtar të verës. Anëtari kombëtares së Belgjikës pritet të huazohet deri në fund të sezonit te Sunderland . Sipas këtij portali, Sunderland është afër t’ia arrijë qëllimit, por trajneri i Manchester Utd, Louis Van Gaal pritet t‘ia jap Januzajt dritën jeshile për huazim, pasi nuk llogarit në të për sezonin e ri.

Loading...