Jashari sjell fakte të reja, tregon edhe emrin e vërtetë të komandantit legjendar

Bekim Jashari, nipi i heroit Adem Jashari ka nisur fakte të reja rreth debatit të inicuar nga analisti i njohur Nexhmedin Spahiu.

Jashari ka publikuar shënime zyrtare të Gjendjes Civile në Prekaz të Epërm.

Sipas tij, librat amëz janë kopje e origjinalit që i kishte marrë Serbia, dhe sipas ofiqarit në Prekaz, origjinali ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovë.

Jashari ka zbuluar se emri i parë i komandantit legjendar ishte Fazli.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Po e përmbyll debatin e nisur dje nga ai, për të cilin nuk do të doja kurrë të jetë i shtyrë apo të ketë marrë porosi të caktuara nga dikush…

Kapakun po ia vëmë me shënime, më zyrtare të mundshme të Gjendjës Civile në Prekaz të Epërm, referuar Librit Amëz, në të cilin janë të dhënat zyrtare me data të lindjës dhe vdekjes së dëshmorëve dhe civilëve tjerë.
Sa për informatë, librat amëz janë kopje e origjinalit që i kishte marrë Serbia, dhe sipas ofiqarit në Prekaz, origjinali ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovë.

Në dokumentet të paraqitura, shihet edhe një detaj, që mbase dikush nuk e ka ditur për emrin fillstar të Adem Jasharit. Gjyshi i tij, për të ripërtrirë emrin e babait të vet, ia kishte vënë emrin Fazli por që të giithë në familje vetëm Adem e thërrisnin. Dhe tek pas disa viteve, prindërit e tij ia ndërrojnë emrin nga Fazli në Adem (Shih dokumentet e gjuhën serbe).

Loading...