Misioni i Albanian Film Week është të krijojë dhe zhvillojë një kulturë ku filmi shqiptar të njihet dhe të pëlqehet nga audienca e huaj, me synimin e veçantë që filmit shqiptar ti ofrohen perspektiva të reja, shkruan KultPlus.

Java e filmit Shqiptar, do të vazhdoj me edicionin e tij të 6-të. Edicion ky që do të zhvillohet në New York prej datës 26 deri më 29 maj.

Në Javën e Filmit Shqiptar, të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë artistët shqiptar që dy viteve të fundit kanë prodhuar: film metrazhit të gjatë, film i metrazhit të shkurtër dhe film dokumentar. Poashtu të drejtë pjesëmarrje kanë edhe artistët e huaj të cilët në krijimtarinë e tyre pasqyrojnë ngjarje a histori që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi pse çasti i tyre ka në përbërje shqiptar. Të gjithë filmat duhet të jenë me subtitles në anglisht, ka njoftuar producentja dhe regjisorja Mrika Krasniqi për KultPlus.

Misioni i Albanian Film Week është të krijojë dhe zhvillojë një kulturë ku filmi shqiptar të njihet dhe të pëlqehet nga audienca e huaj, me synimin e veçantë që filmit shqiptar ti ofrohen perspektiva të reja.

Këtë edicion do të ndahen 6-të shpërblime për krijimet më të mira pjesëmarrëse si: Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë, Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër, Dokumentari më i mirë, Aktori më i mirë, Aktorja më e mirë, dhe Çmimi i produksionit.

Të interesuarit mund të plotësojnë aplikacionin në: www.albanianfilmweek.net/
Më shumë info: http: www.albanianfilmëeek.net/ , albanianfilmweek@gmail.com. Afati i fundit për konkurrim është data 25 prill./kultplus

Loading...