Javën e kaluar në një prononcim për media, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi pati deklaruar se janë një hap në hyrjen në Qeveri dhe nëse kjo me të vërtetë ndodh pikërisht ata do të jenë syri i zgjuar i Qeverisë, posaçërisht në pjesën e korrupsionit. Gjithashtu gjatë prononcimit të tij, kryetari Gashi kishte konfirmuar se ka pasur disa takime me kryeministrin Zaev, duke thënë se është mirë që problemet brenda partiake mos të barten në qeveri dhe se kryeministri duhet të zgjedh mes Besës së Gashit dhe krahut tjetër. Sipas asaj që thuhet nga burime anonime, në rast se hyjnë bashkë dy grupet qeveria do të mund të ketë probleme të ndryshme funksionimi ngase dy grupet kanë probleme të theksuara mes vete, ku funksionimi i një qeveri me një format të tillë mund të jetë e vështirë. Ditë më parë nëpër media online, u përhap lajmi se rikonstruimi i qeverisë do të ndodh më 3 maj, ndërsa analistët politik vlerësojnë se hyrja e Gashit në qeveri do të sjell stabilitet dhe rifreskim të ri në ekzekutiv. Kjo situatë tërthorazi lë të nënkuptohet se cilat do të mund të jenë hapat e mëtutjeshme të Afrim Gashit dhe se a do të pranoj Gashi të jetë pjesë e qeverisë reformatore, kjo do të shihet pas bisedimeve përfundimtare që ndoshta mund të zhvillohen mes Zaevit dhe Gashit. Padyshim se hyrja e BESËS së Afrim Gashit, do të bëj edhe më stabile qeverinë reformatore e cila është e fokusuar për rrugëtimin e vendit drejt NATO-së dhe BE-së.

Loading...