Javë e gjatë për Bebe Rexhën, ‘përvëluese’ në plazhet e Meksikës (FOTO)

Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptare që gëzon famë ndërkombëtare.
Ajo është shumë aktive me projekte të reja, të cilat priten mirë nga fansat e saj në gjithë botën, shkruan lajmi.net.

Pas shumë angazhimeve me përplot aktivitete në muzikë, këngëtarja kishte gjetur pak kohë edhe për veten gjatë javës që kemi lënë pas.

Ajo bashkë me miket e saj kishte udhëtuar në plazhet e Meksikës, ku u relaksua nën rrezet e diellit.

Në rrjete sociale, Bebe ka postuar disa imazhe, në të cilat shfaqet tejet joshëse e veshur në bikini, duke vënë më pah linjat bombastike.

Kujtojmë që në fund të muajit qershor, këngëtarja do të lansojë albumin e ri me titull “Expectations”, ndërsa kënga e saj e fundit është “Girls”, në duet me Rita Orën, Cardi B dhe Charli XCX. /Lajmi.net/

Amazing week of relaxation. Now time for hard work and Expectations.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Loading...