Javën e ardhshme bien temperaturat për katër deri shtatë gradë

Për rreth katër gradë deri shtatë gradë Celsius do të ulen temperaturat deri nga mesi i javës së ardhshme, kumtoi DPHM.
Më freskët do të ejtë deri në fundjavë, kur pritet të bien edhe temperaturat e mëngjesit dhe ato ditore.

Nesër do të jetë më freskët dhe me kushte për reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe dukuri të bubullimave të rralla. Në ditët në vijim, posaçërisht të mërkurën dhe të premten, do të jetë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut kryesisht nëpër male.

Loading...