Jep dorëheqje trajneri i FC Shkupi, Zekirija Ramadani

Eliminimi i papritur nga kupa e Maqedonisë në futboll dhe dy barazimet në fillim të kampionatit kanë detyruar trajnerin e FC Shkupi, Zekirja Ramadani të jap dorëheqje nga drejtimi i ekipit.

Ai këtë e ka konfimuar edhe përmes një statusi në facebookun e tij.

“Të nderuar miq dua që të tju informoj që sot kam dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të FC Shkupi pas startit në kampionat dhe eliminimit nga kupa e Maqedonisë. Unë e marrë përgjegjesinë e plotë për këto rezultate të dobëta dhe dorëzova postin tim. Vendimi ishte pamëdyshje dhe u pramua nga pronari i klubit, të cilin dua ta falënderoj për mbështetjen që ma dha deri në këtë ditë. Falënderoj futbollistët dhe falënderim patjetër për Shvercerat për mbështetjen e deritanishme. FC Shkupi dhe pasardhësit tim i dëshiroj shumë suksese”, ka shkruar Ramadani në profiling e tij në facebook.

Loading...