Zëdhënësi i ministrisë së ekonomisë Naim Vrenezi ka njoftuar se nuk do të jetë më zëdhënës i kësaj ministre ku për tetë vite ka qëndruar në këtë pozitë. Këtë njoftim ai e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

“Të nderuar FB miq. Ju informoj se nga sot nuk jam më pjesë e Ministrisë së Ekonomisë. Pas një periudhe gati 8 vjeçare në detyrën e Zëdhënësit të Ministrisë dhe të udhëheqësit të Sektorit për koordinimin e aktiviteteve të ministrit, dhash dorëheqje nga detyra ime. Gjithë atyre që i kisha kontakte pune. Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, ka shkruar Vrenezi.
Ai nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme në lidhje me shkaqet që e kanë shtyrë për marrjen e këtij vendimi.

Loading...