Nënkryetarja e Partisë Demokratike opozitare serbe (DS), Aleksandra Jerkov e uroi Kryeministrin Zoran Zaev për “hapat e përgjegjshë, të matur dhe të guximshëm: për zgjidhje të kontestit pisa vjeçar me Greqinë.

Aleksandara Jerkov e cila është edhe deputetet në Kuvendin e Serbisë, së bashku me deputeten Maja Videnoviq merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Shkup për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, në prag të referendumit të ardhshëm dhe integrimeve evropiane dhe pajtimit në rajon, si dhe sfidave të cilat janë para shteteve ballkanike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesë, siç njofton B92, Jerkov e uroi Zaevin edhe për shkak se në “asnjë moment nuk i ka manipuluar qytetarët me ndjenjat e tyre dhe frikën, dhe nuk ka pasur për qëllim t’i shmanget përgjegjësisë”.

Ajo theksoi se autoritetet serbe, ashtu si në vendet tjera ballkanike, ju konvenon që në rajon vazhdimisht të ekzistojnë konflikte të cilat çdo moment mund të eskalojnë, sepse ato janë mjet me të cilin grumbullohet pikë të lira politike dhe qytetarët hamendësohen.

Konferenca në Shkup është organizuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Partia Laburiste e Britanisë së Madhe, Partia socialdemokrate e Suedisë, socialdemokratët holandezë si dhe nga Forumi evropian. Në këtë konferencë marrin pjesë deputetë dhe përfaqësues të partive socialdemokrate të 15 shteteve./Telegrafi/

Loading...