Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily ka deklaruar se tash është koha e shpresës për Maqedoninë. Ai ka thënë se tash ka përkushtim për të krijuar raporte normale me fqinjët, me Evropën, SHBA-në e  NATO-n. Ai përmendi nënshkrimin e Marrëveshjes për Emrin me Greqinë e Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë. Baily ka thënë se pas këtij progresi pritet lajm i mirë nga Samiti i NATO-s.

Këto deklarata ambasadori Jess Bailey i ka bërë gjatë në fjalimin e tij në festimin Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, e cila u mbajt sot në zonën e Ambasadës së SHBA-së në Shkup. /SHENJA/

Loading...