Bernard

Bernard Henri-Levy

Përkundër të gjithë atyre që thonë disa, në mënyrë të veçantë ata të cilët duhet të përballen me pasojat e fjalëve të tyre, fakti që votuesit grekë ditën e diel refuzuan edhe ofertën më të fundit të paketës së ndihmave të huadhënësve të vendit të tyre, nuk përbën “fitore të demokracisë”.

Fitorja e demokracisë, sikurse grekët e dinë më mirë nga të gjithë është çështje ndërmjetësimi, përfaqësimi dhe, në kushte e rrethana normale, edhe e ndarjes së fuqisë. Ajo, në kushte normale, gjithsesi nuk është çështje referendumi.

Demokracia bëhet çështje referendumi vetëm në rrethana të jashtëzakonshme- kur liderëve të zgjedhur u shterojnë idetë, kur humbasin besimin e votuesve të tyre ose kur qëndrimet e zakonshme, për të cilat janë votuar, pushojnë së dhëni rezultate. A ishte ky rasti në Greqi?

A ishte aq e dobët pozita e Aleksis Ciprasit saqë nuk pati asnjë mundësi zgjedhje tjetër veçse përgjegjësinë ta hedhë në shpatullat e popullit të tij dhe në këtë mënyrë të evitojë një formë të veçantë të demokracisë siç është referendumi? Si do të ishte puna sikur partnerëve të grekëve, sa herë që do t’u duhet për t’u përballur me një vendim për të cilin nuk kanë kurajë ta marrin, të kërkojnë një javë në mënyrë që t’i drejtohen popullit për të vendosur?

Thuhet shpesh dhe me të drejtë, se Europa është tejet burokratike, tejet e ngathët dhe tepër e ngadalshme për marrjen e vendimeve. Më e pakta që mund të thuhet është se qëndrimi i Ciprasit nuk i zëvendëson këto mungesa. (Shumë më tepër do të mund të thuhej nëse kjo i frymëzon qytetarët spanjollë të marrin vendimin e rrezikshëm dhe të zgjedhin një qeveri të kryesuar nga Podemos-i, partia e tyre, e cila është kundërshtare e metodave të kursimit).

Duke e lënë këtë mënjanë, po supozojmë se vendimi që kishte për të marrë Ciprasi na ishte aq i vështirë dhe i ndërlikuar saqë kërkonte ndërmarrjen e një hapi siç ishte referendumi. Në këtë rast, ngjarja do të duhej ta përmbante në vetvete këtë kompleksitet. Duhej përfaqësuar me vëmendje dhe nëpërmjet një këshillimi të kujdesshëm mbi bazën e vullnetit të popullit. Do të duhej të organizohej dhe mbahej me respektin e duhur ndaj roleve që janë në lojë, gjë për të cilën qeveria do të duhej të ndërmerrte të gjitha masat që popullit grek t’i përcilleshin që të gjitha informacionet e përshtatshme.

 

Në vend të kësaj, Greqia ndërmori një referendum të organizuar me shpejtësi. Fitoi një pyetje referendare e kuptueshme me vështirësi, madje plotësisht e paqartë. Nuk pati fushatë të vlefshme në mënyrë që të informohej populli. Mori një thirrje për të nënvizuar “jo”, të cilën njerëzit nuk e kuptonin; detajet e propozimit për të cilin pritej se zgjedhësit grekë do ta refuzojnë nuk iu paraqiteshin.

Grekët e vjetër kishin dy fjalë për popullin: “demos”, nga vjen edhe fjala demokracia dhe “laos”- halabakë. Me thirrjen e tyre të papjekur, sipas së cilës ngarkesa e gabimeve dhe telasheve të atyre për realizimin e reformave të kalohet në shpatullat e europianëve, Ciprasi anon nga ky koncepti i dytë dhe promovon versionin më të keq të politikës greke.

 

Ndoshta Ciprasi e mbron qëndrimin e tij me pohimin referendar se qëllimi i tij nuk ishte ta konsultonte popullin për të përforcuar pozitat e tij në përballje me kreditorët e grekëve. Po cili është justifikimi për këtë konfrontim? A e kishin ata trimërinë të kërkonin avancim të shtetit ligjor dhe të së drejtës shoqërore dhe, a investuan ata përpjekje për të mposhtur manjatët e ndërtimit të anijeve dhe klerin, i cili ende nuk paguan taksa?

 

Bashkimi Europian vendosi paqen pikërisht për faktin se dalëngadalë mësoi se si logjikën e vjetër të konfrontimit ta zëvendësojë me logjikën e re të bisedimeve dhe të kompromisit. Përkundër mangësive të tij, Bashkimi Europian u bë laboratori i inovacioneve demokratike, në të cilin për herë të parë pas disa shekujsh është bërë përpjekje që të mosrënit dakord të tejkalohet jo me luftë politike apo presion, por nëpërmjet dëgjimit, dialogut dhe sintezës së pikëpamjeve të ndryshme.

 

Në këtë kuptim referendumi grek i fyeu 18 vende, përfshirë edhe disa të cilat janë në një situatë disi më pak të vështirë se Greqia, por gjithsesi sakrifikuan shumë që, vetëm në vitin 2012, t’ia shtynin pagesën e borxhit prej 105 miliardë eurosh (116 milionë dollarë), duke mbetur përgjegjës para popullit të tyre. Cila shkollë mendimi mundëson të thuhet se ajo që na paska bërë Greqia na qenka “akt rezistence” apo “mbrojtje e demokracisë”?

 

E megjithatë, këtë e bënë shumë veta. Shumë veta u sollën sikur Ciprasi të ishte demokrati i fundit në eurozonë, se ishte pikërisht ai që u përball me bandën “totalitare” (sikurse e përshkroi politikani, nga radhët e së majtës ekstreme franceze, Zhan Luk Melanshò).

 

Nuk po merrem me aleancat e Ciprasit në Parlamentin grek me grekët e pavarur të së djathtës ekstreme me prirje komplotuese, liderët e së cilës nuk përmbahen nga fjalimet fyese kundër homoseksualëve, budistëve, hebrenjve dhe myslimanëve. As po analizoj faktin se përse Ciprasi nuk u përmbajt nga të kërkuarit mbështetje në parlament për referendumin e tij nga partia neonaziste Agimi i Artë, ndihmën e së cilës do ta refuzonte çdo lider tjetër europian.

 

Në vend të kësaj po nënvizoj se liderët europianë, kolegë të Ciprasit, nuk janë më pak demokratë dhe legjitimë se ai. Shtetet e Europës Qendrore të cilat kanë duruar totalitarizmin nazist dhe sovjetik, nuk kanë nevojë për leksione mbi legjitimitetin nga askush, e në mënyrë të veçantë nga kryeministri grek. Vendet kurajoze baltike, “legjitimitetin” e të cilave gjoja e ka hetuar Presidenti rus, Vladimir Putin, edhe ky një ortak i zi i Ciprasit, nuk iu dorëzuan panikut, as edhe u lëkundën nga ngasja që të ngarkojnë të tjerët me fatkeqësinë e tyre. Ata nuk e shfrytëzuan luftën e tyre të brendshme si justifikim për të mos përmbushur detyrimet e tyre dhe të jenë solidarë me grekët.

 

Asnjë nga këto nuk do të thotë se ne po kërkojmë që Greqia të hidhet jashtë anëtarësimit në BE. Në kohë të tjera grekët do ta kishin paguar mjaft trashë atë “jo” të tyre ndaj nazizmit dhe po kështu një “jo” edhe ndaj diktaturës ushtarake. Nuk ka asgjë më të trishtuar sesa fakti se ata do të duhet të paguajnë për atë “jo” që thanë të dielën, gjë e cila ishte një manifestim prej palaçoje i atyre cirqeve të mëparshme inatçore.

 

A mund të qëndrojnë të qetë liderët e eurozonës dhe ta pranojnë atë “jo” të gabuar e cila u zgjodh në referendum, duke u bërë kështu grekë më të mëdhenj se sa vetë grekët? A mund të veprojnë ata në një mënyrë të tillë që ta pengojnë Greqinë që ndonjëherë të përballet me të vërtetën, ose me atë votimin tragjik të së dielës.

Loading...