Fillimisht supozohej se vetëm një, por të dhënat e fundit flasin se dy pjesëmarrës në sulmet terroriste në Paris kanë kaluar përmes Maqedonisë. Sipas mediumeve bëhet fjalë për dy sirianë, të cilët para disa muajve janë futur në Evropë përmes Greqisë. Gazeta greke “Prototema” madje ka publikuar dokumentet regjistruese te dyve. Sipas gazetës serbe “Blic”, njëri është 25 vjeçari Ahmed Almuhamed, kurse gazeta franceze “Figaro” shkruan se tjetri është Abdulakbak B, i lindur në vitin 1990. siç kanë thënë zyrtarët grekë, Almuhamed është futur në Greqi më 3 tetor, kurse më 7 tetor nga Maqedonia është futur në Serbi. Gazet “Nju Jork Tajms” megjithatë hedh dyshime nëse pasaporta e Almuhamedit që është gjetur nnë afërsi të njërit prej sulmuesve është autentike, sepse në Siri ekziston treg aktiv për falsifikimin e pasaportave.

Loading...