Kosovë-Shqipëri

Jo si në Gjilan, shoferët reagojnë shpejtë dhe i shpëtojnë jetën (Video)

gjilan

Në një rrugë në Travnik në Bosnje sot ka ndodhur një dramë e vërtetë, ku një i ri humbi vetëdijen nga vapa e madhe dhe u shtri në mes të rrugës.
I riu, i cili ishte duke ecur në trotuar, papritmas ra në rrugë. Shoferët që po lëviznin me automjete aty, ndaluan dhe reaguan shpejtë duke parandaluar një tragjedi të mundshme, shkruan gazetametro.net.
Për dallim nga rasti i Gjilanit, kur një i moshuar ditë më parë u la të vdiste në trotuar dhe shoferët e as kalimtarët nuk ndaluan për ta ndihmuar, në rastin e Travnikut në Bosnje, reagimi ishte krejt ndryshe, duke treguar anën humane.
“Dramë e vërtetë ndodhi në rrugën për në Travnik, ku sot për shkak të diellit të fortë i riu ra nga trotuari në rrguën e automjeteve dhe shkurtimisht humbi vetëdijen. Për fat të mirë veturat nuk po ecnin shpejt, dhe u shmang aksidenti. Shoferët dhe kalimtarët reaguan menjëherë për të ndihmuar, dhe djalit iu kthye vetëdija. Më pas dikush nga veturat që rastisi aty, e çoi djalin në shtëpinë e tij. Një shembull i vërtet i humanizmit dhe solidarizimit. Ende ka njerëz të mirë”, thuhet në përshkrimin e videos të postuar në YouTube.
Ndryshe nga ky rast në Bosnje, në Gjilan ditë më parë vdiq një i moshuar rreth 70 vjeç. Edhe ky, duke kaluar rrugën u përplas në tokë nga vapa e madhe që mbizotëronte ato ditë. Askush nga kalimtarët, nuk ndaloi për ta ndihmuar. Prokuroria kosovare tani për këtë rast ka ngritur aktakuzë ndaj njërit prej kalimtarëve të identifikuar, për mosdhënie të ndihmës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top