Shefi i diplomacisë britanike Boris Johnson ka lëshuar një intervistë televizive e cila po shkonte drejtpërdrejt pasi që gazetari e ka pyetur kush është president i Koresë Jugore.

“Nuk jemi në kuiz të pijetores”, ka thënë Johnson duke e ftuar gazetarin Dermot Munagan që t’i bashkohet në pijetore por se nuk do të marrë pjesë në një kuiz drejtpërdrejt në televizion.

Siç shkruan britanikja “Daily Mail” incidenti i sotëm ngjan në atë kur Murhagan e ka pyetur ministren në hije të Partisë Laburiste Emily Tornberi për emrin e ministrit francez të Punëve të Jashtme.

Johnson në këtë pyetje sot është përgjigjur duke thënë se ministrin francez Jean-Marc Ayrault është mik i tij dhe se e njeh mirë.

Megjithatë në pyetjen tjetër se kush është president i Koresë së Jugut Johnson ka thënë “Nuk mund të më futësh në kuize të kafeneve për liderët e gjithë botës”.

“Me respekt të madh ju ftoj në pijetore, ku ne mund të vazhdojmë bisedën. Kam një ndjenjë të tmerrshme se në qoftë se unë vazhdoj t’iu përgjigjem, ju do të vazhdoni të bëni pyetje. Ju uroj një ditë të mirë. Shihemi,” tha Johnson.

Loading...