Jong-un kërkon lidhje më të ngushta me Korenë e Jugut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se dëshiron të “përparojë fuqishëm” në lidhjet me Korenë e Jugut, sipas mediave shtetërore.

Lajmi vjen pas një vizitë të rrallë në Phenian nga zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut, të cilët kaluan një darkë normale me liderin e Veriut.

Ata janë zyrtarët e parë nga Seuli që takuan Kim-in që pasi erdhi në pushtet.

Koreja e Jugut ka komentuar shkurtimisht këtë takim, duke thënë se të dy palët kanë arritur një “marrëveshje të kënaqshme” për mbajtjen e bisedimeve të ardhshme.

Delegacioni pritet të vizitojë Uashingtonin më vonë këtë javë për të njoftuar zyrtarët e SHBA për bisedimet e tyre në veri.

Loading...