Bashkësia Ndërkombëtare, para se gjithash Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, inkurajojnë institucionet dhe faktorët e tjerë në vend, përfshirë dhe opozitën që të mbështesin referendumin për marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kjo është dëshmuar që nga momenti i arritjes së marrëveshjes në Prespë, më 17 qershor, ashtu edhe pas shpalljes së referendumit, që do të mbahet më 30 shtator.

Për këtë shkak nga Qeveria kanë paralajmëruar se para referendumit Maqedoninë do ta vizitojnë shumë diplomatë të shquar europian si kancelarja gjermane, Angela Merkel, ai austriak Sebastian Kurc dhe shumë të tjerë.

Lidhur me këto por edhe për çështje tjera, në emisionin e fundit në “Different” që transmetohet në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka folur analisti politik Agim Jonuz. Ai thotë se në këtë periudhë Republika e Maqedonisë po kalon një moment vendimtar, jo vetëm për një të nesërme më të mirë, por edhe për vet ekzistimin e saj.

Loading...