Jonuzi: BDI ushqen pulat, mos sulmohet me vezë

Kosovën dhe Shqipërin kohëve të fundit e kanë kapluar “ethet” e vezëve. Prishtina e Tirana janë bërë dy qendrat shqiptare ku në trend është të sulmohen pushtetarët me vezë. A e kanë kaplaur këto “ethe” edhe Maqedonin? Partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), për tu mbrojtur nga këto “ethe” po kuron veten duke vizituar fermat e pulave.

“Intenca e kreut të BDI-së dhe funksionarëve tjerë partiak është që në mënyrë psikologjike të luftojnë sindromin e sulmeve me vezë nga shqiptarët për politikat e tyre dështuese vizavi problemeve shqiptare në Maqedoni. Në pragë të zgjedhjeve parlamentare funksionarët e BDI-së nga frika se mund të sulmohen me vezë për mos përmbushjen e premtimeve ndaj shqiptarëve po bëjnë propaganët psikologjike duke vizituar fermat e pulave. Ky ”marifet” i tyre nuk do të jetë i sukseshëm pasi që ato në mos me vezë do të ”sulmohen” fuqishëm me votë në zgjedhjet e prillit të 2016-së”, thotë për portalin Ditari.mk, gazetari dhe kryeredaktori i portalit ExPress.mk Destan Jonuzi.

Ai thotë se Ali Ahmeti gjat këtij viti vizitoi tri herë fermën e pulave ‘Vezë Sharri’, e njëjta ndodhi dhe të hënën me Ministrin e Ekonomisë Bekim Neziri në fermën e Pulave ‘6 Vellëzerit’ në fshatin Batincë të Studeniçanit./Ditari.mk/

Loading...