Për Maqedoninë 30 shtatori është dita vendimtare për anëtarësimin e saj në NATO, pasi që po më këtë datë qytetarët e Maqedonisë në Referendum do të përcaktohen se a janë për anëtarësim në NATO duke pranuar Marrëveshjen e Prespës, sipas së cilës Republika e Maqedonisë ri-emërohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Por, çfarë do të ndodhë në Maqedoni pas 30 shtatorit?

“Asgjë epazkonbtë! Rrugëtimi i Republikës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së do të vazhdojë”, kështu vlerëson në një prononcim për INA, Destan Jonuzi, gazetar në Agjencin e Lajmeve Zhurnal me seli në shkup.
“Cili do që të jetë epilogu i Referendumit, parlamenti i Maqedonisë është i detyruar që të zbatojë Marrëveshjen e Prespës si një nga kushtet kryesore pëe anëtarësim në NATO dhe BE,pasi që Referendumi në Maqedoni është vetëm se konsultativ e jo obligativ. Kjo nënkupton se Referendumi midis rreshtash është një lloj ankete e mendimit publik”, thotë INA, Destan Jonuzi, gazetar nga Maqedonia.

Ai shton se Maqedoninë dhe politikëne brendshme të saj pikërishtë kur do të vije momenti që Marrëveshja e Prespës të miratohet në Paralament do të gjendet para sfidave të dhe zhvillimeve të reja të brendshme politike.
“Momendtin që Marrëveshja do të vijë për tu miratuar në Parlament, do të zhvillohet edhe një betej e ashpër politike midis kampit politik shqiptar dhe aty maqedonas, pasi që për tu aprovuar Marrëveshja do të jenë të nevojshme ndryshime Kushtetuese, e për tu bërë ndryshimet Kushtetuese janë të nevojshme 80 vota të deputetëve në Parlament, që shumica e tanishme parlamentare e udhëhequr nga kryeministri Zaev nuk i ka. Deputetët shqiptarë do ta kushtëzojnë ç’do votë të tyre me shpalljen në Gazetën Zyrtare të Ligji të Gjuhës Shqipe dhe do të tentojnë të inkorporojnë në Kushtetutë edhe disa ndryshime që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre kolektive. Nga ana tjetër disa parnerë të vegjël të opozitës së drejtuar nga VMRO-DPMNE do të kalojnë në bllokun e shumicës parlamentare me qëllim që të arrihet numri 80”, thekson Jonuzi.
Jonuzi, vlerëson se pasi të miratohen ndryshimet Kushtetuese dhe të miratohet Marrëveshja e Prespsë, Maqedoninë vitin e ardhëshm e presin zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Pasi që të kalojë Marrëveshja e Prepsë në Parlamentin e Maqedonisë dhe të bëhen ndryshimet Kushtetuese, do të pritet që e njëjta Marrëveshje të aprovohet edhe në Parlamentin grekë dhe më pas do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni të cilët mund tëmbahen së bashku me ato presidenciale në fillimin e vitit 2019”, potencon Jonuzi

Loading...