Boksieri britanik Anthony Joshua, pak orë para duelit të madh të peshave të rënda që do të zhvillojë sot në mbrëmje ndaj Joseph Parker, ka thënë se do të ngjitet në ring për të shkruar historinë e këtij sporti. Joshua, kampion bote në kategoritë WBA dhe IBF, u shpreh se synon fitoren e 21-të në karrierën e tij, ku nuk ka asnjë humbje, duel mes dy kampionësh bote, të dy të pamposhtur dhe që do të zhvillohet në Kardif.

Jam stërvitur mirë, jam përgatitur mirë, duke ulur peshë për të qenë më i lirshëm në ring. Kjo është pesha optimal për mua përballë një rivali si Parker. Edhe pse është i shpejtë, do ta kontroll në ring dhe do ta godas me shpejtësinë time. Unë nuk mendoj se disa kg më shumë ndikojnë, ndërkohë që jam përgatitur për t’u përballur me një rival të fortë”, deklaroi Joshua.

Jam kampion bote, por edhe Parker është i tillë, pra jemi të dy sfidantë. Unë po sfidoj kampionin e botës, jam i uritur për fitore dhe jam i vendosur për ta çuar deri në fund misionin për të qenë kampion absolut i peshave të rënda. Kjo fitore të afron me historinë, dy kampionë bote të pamposhtur që përballen mes tyre është histori. Pasi të fitoj këtë sfidë do të marr edhe titullin e fundit që më mungon në fund të këtij viti”, tha Joshua.

Loading...