Boksieri britanik Anthony Joshua mundi me vendim unanim të gjyqtarëve neo-zelandezin Joseph Parker, duke mbetur kështu kampion bote në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA, tituj që i kishte vetë edhe më parë, duke i rrëmbyer rivalit titullin e kategorisë WBO.

Kjo sfidë mes dy boksierëve të pamposhtur deri para këtij dueli nuk ishte shumë spektakolare, një duel taktik, ku boksierët zbatuan planet që kishin përgatitur. Një duel me 12 raunde zhvilluar në Kardif, ku Joshua u tregua më agresiv, duke korrur suskesin e 21-të në karrierë në po kaq sfida të zhvilluara (20 fitore i ka me KO).

Tri raundet e para janë të qetë, pa shumë emocione, ku boksierët më së shumti studiojnë njëri-tjetrin dhe mungojnë grushtet e fortë, por gradualisht sfida nis të bëhet më spektakolare, me britanikun që nis të godasë rivalin në fytyrë dhe ka një epërsi të lehtë. Raundi i gjashtë është mjaft i bukur, Parker vë në vështirësi Joshua dhe nis të rikuperojë në pikëzim, duke e bërë duelin edhe më tërheqës.

Por në raundin e 10-të Parker pëson një të carë në vetullën e majtë nga grushtet e Joshua, që ruan një avantazh të lehtë. Britaniku ruan avantazhin deri në fund, duke e merituar fitoren, ndërsa Parker pëson humbjen e parë në karrierën e tij pas 24 fitoresh.

Dy nga gjyqtarët dhanë pikëzimin 118-110, ndërsa njëri prej tyre 119-109, të tri në favor të Joshua, që për herë të parë zhvillon një duel deri në raundin në e 12-të. Britaniku u shpreh pas duelit se është gati për sfidën me Wilder, kampionin e kategorisë WBC, por për të cdo sfidë është një biznes.

Në sdidën tjetër të peshave të rënda që u zhvillua në këtë mbrëmje në Kardif, boksieri rus Alexander Povetkin fitoi me “KO” në raundin e pestë britanikuin David Price, duke korrur suksesin e 34-t në karrierë. Një duel mjaft interesant dhe i bukur, por 38-vjecari Povetkin u tregua më i saktë në ring dhe e meritoi fitoren, duke i shkaktuar humbjen e pestë britanikut.

Loading...