“Kosova është pavarësuar nga Serbia dhe këtë gjendje nuk mund ta ndryshojnë as një mijë komunikata politike”, ka porositur Partia Liberal – Demokratike e Serbisë, e drejtuar nga Çedomir Jovanoviq.

“Serbia ka nevojë për një propozim marrëveshje që pakicës serbe në Kosovë i mundësohet të jetojë e lirë, të punojë në paqe dhe të mbrojë interesat, pasurinë dhe punën, si dhe që të bëhet pjesë e shoqërisë multietnike në Kosovë, e cila bashkë me Serbinë duhet të shkojnë në rrugën drejt integrimeve në BE dhe NATO”, PLD.

“Serbisë duhet t’i thuhet e vërteta për Kosovën, e cila është e qartë për të gjithë, por nuk thuhet për nevoja egoiste me qëllim që të sakrifikohet një vend për marrëzi që kanë shkatërruar njëherë Serbinë dhe tani kërcënojnë të shkatërrojë edhe jetën e fëmijëve tanë”, thuhet në komunikatën për opinion, transmeton televizioni publik.

Kjo parti ka paralajmëruar se nga shtatori do të ofrojë një veprim tjetër politik, duke formuar një koalicion për paqe me porosi dhe deklarime të qarta për zgjidhjen e problemit të Kosovës, referendumin në Maqedoni dhe stabilitetin në Bosnjë e Hercegovinë.

“Serbët duhet të mposhtin nacionalizmin ekstrem, i cili muajve të fundit po kërcënon të gjithë ata që duan zgjidhjen e çështjes së Kosovës pa mite, përralla e ëndrra, që nuk kanë të bëjnë me realitetin, por vetëm me ambicie të sëmura, që Serbia të izolohet sipas dëshirës së Moskës, e cila është streha e fundit e politikës së gabuar” thuhet në deklaratën për opinion të lëshuar nga Partia Liberale – Demokratike e Serbisë, drejtuar nga politikani Çedomir Jovanoviq.

Loading...