Jozyrtarisht, “për” ndryshimet kushtetuese janë siguruar 82 deputetë

Në emisionin “360 shkallë”, është thënë se jozyrtarisht janë siguruara vota “për” e 80 deputetëve të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, në lidhje me deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë vendosur që të të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese, eurokomesari për Zgjerim, Johanes Han ka deklaruar se ka informacione se të njëjtët janë kërcënuar.

Sigurimi i votës “për” i deputetëve opozitarë, vjen si rezultat i nevojës për miratim të ndryshimeve kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë, mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Sipas asaj që deklaroi Qeveria e Maqedonisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene.

Loading...