Ju dhembin sisët apo thimthat? Shkaktarë të dhembjes mund të jenë…

Më së shpeshti femrat mund t’i hetojnë ardhjen e menstruacioneve kur sisët e tyre bëhen shumë të ndjeshme dhe të dhimbshme kur i prekin.

Shkaktarët e dhembjeve të tilla janë të ndryshëm, ndonjëherë janë shenjë që tregon rrezikun për shëndetin apo problemin serioz shëndetësor.

Duhet të shkohet menjëherë për t’u kontrolluar te mjeku, transmeton Telegrafi.

Shkaktarë mund të jenë:

Menstruacionet

Femrat më së shpeshti e ndiejnë ardhjen e menstruacioneve kur sisët e tyre bëhen shumë të ndjeshme dhe të dhembshme kur i prekin.

Shtatzënia

Mu sikur edhe hormonet në periudhën paramenstruale që shkaktojnë ndjeshmëri intensive të sisëve dhe thimthave, mund të jetë rasti edhe gjatë kohës së shtatzënisë, gjithashtu nën ndikimin e hormoneve. Nëse sisët ju janë të ndjeshme dhe ndieni të vjella, menstruacionet tuaja nuk ju vijnë, me siguri jeni shtatzënë.

Gunga të vogla në sisë

Gungat në sisë mund të shkaktojnë dhembje, mirëpo çdo gungë nuk do të thotë patjetër të jetë tumor apo kancer. Gjithsesi, është mirë që menjëherë të shkoni te mjeku në mënyrë që të eliminoni këto dyshime.

Efektet anësore

Nëse pini ndonjë ilaç, si efekt anësor mund të keni ndjeshmëri të thimthave dhe dhembje të sisëve. Kontraceptivët hormonalë gjithsesi bëjnë pjesë në këtë grup, të cilët mund të shkaktojnë ndjeshmëri të sisëve.

Loading...