Juncker: Nuk bëhet presion nga BE për zgjidhjen e problemit të emrit

Kryetari i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker pas kthimit nga turneu në Ballkanin Perendimorë, në një intervistë për Euronews ka thënë se Bashkimi Europian nuk bën asnjë lloj presioni ndaj Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemit të emrit, transmeton Zhurnal.mk

“Presioni nuk është zgjidhje e duhur që duhet të përdorim, i frymëzojmë Greqinë dhe Maqedoninë që të gjejnë zgjidhje për problemin e emrit, të angazhohen në bisedime dhe se ne nuk ka nevojë të intervenojmë”, ka thënë Junker.

Ai ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjen lidhur me atë nëse është e drejtë kërkesa e Greqisë ndaj Maqedonisë për ndryshimin e kushtetutës.

Loading...