Sport
02/12/2015 17:04:43

Junior për “Lajm”: Goli ndaj Vardarit dhuratë për “Ballistët”, Urime edhe 28 Nëntorin!

junior gol

Shkëndija eliminoi Vardarin nga kupa e Maqedonisë, duke e mundur edhe në ndeshjen e kthimit çerekfinale në stadiumin Gjorce Petrov me rezultat 2-1. Golin e parë për Shkëndijën e shënoi braziliani Junior, i cili më pas festoi duke formuar me duar shqiponjën dy krenare.

Ai për “Lajm” tregon arsyen e festimit të golit në atë mënyrë.

“Me respekt të madh për gjithë tifozët e Shkëndijës që kërkojnë të fitojmë gjitha ndeshjet, por me Vardarin kanë një motiv edhe më të madh kam festuar ashtu dhe kjo është dhuratë për ta dhe për ‘Ballistët’. E di se ditë më parë shqiptarët kishin festë kombëtare, dhe ky le të jetë një urim për gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit”, deklaroi për “Lajm”, braziliani Junior, duke komentuar festën me shqiponjë të golit të shënuar kundër Vardarit. Ai vlerëson të rëndësishëm eliminimin e Vardarit jo vetëm për faktin e kualifikimit në gjysmëfinale, por edhe për të ngritur motivin në luftën për titullin e kampionit.

“Kjo fitore është për të parë të gjithë se sa forcë ka Shkëndija dhe do të jenë të rëndësishme jo vetëm për Kupën, por edhe për kampionatin ku mund të bëjmë diferencën. Nëse do të luajmë me dëshirë të njëjtë, me të njëjtin motiv si me Vardarin në çdo takim të radhës ne do kapim shpejt kreun. Prandaj këto dy fitore i vlerësoj të rëndësishme për ngritjen e moralit të skuadrës për të treguar forcën në të dyja frontet ku garon dhe ku tani vetë ne nxorëm nga loja rivalin më të madh. Kjo ka rëndësi të madhe jo vetëm për mua që kam një dëshirë jashtëzakonisht të madhe për të dalë kampion me Shkëndijën, pasi këtu më kanë bërë të ndjehem si në shtëpinë tim, por edhe për gjithë futbollistët që dëshmojnë se jemi më të mirë se Vardari duke i mundur dy herë brenda një jave edhe atë të dy herët jashtë Tetovës”, përfundoi për “Lajm”, Junior./lajm

To Top