Junuzovic para ndeshjes me Shkëndijën: Ndjejmë presion

Sonte me fillim prej orës 19:00 në stadiumin Red Bulla Arena do të luhet ndeshja e parë e turit të tretë eliminator në Ligën e kampionëve mes Salzburgut dhe Shkëndijës.

Mesfushori i kampionëve të Austrisë, Zlatko Junuzovic, i lindur në Loznica të Serbisë, ka folur për pritjet e tij nga ky takim.
“Përfundimisht kemi kualitet, kemi ambicie të arrijmë në fazën e grupeve të LK-së. Fillojmë nga zero. Gjithsesi dëshirojmë t’i gëzojmë tifozët tanë. Shpresojmë se mungesa e Berishës dhe Caleta Car, që ishin bartës të lojës sonë sezonin e kaluar, nuk do të vërehet. Shkojmë hap pas hapi, dëshirojmë të bëjmë rezultat para ndeshjes së kthimit. Ndjejmë presion, por edhe inspirim”, tha 30 vjecari reprezentues i Austrisë.

Loading...