“Jurassic World 2” do të fillojë të xhirohet në fillim të 2017

Regjisori Juan Antonio Bayona ka konfirmuar se xhirimet për filmin “Jurassic World 2” do të fillojnë në fillim të vitit 2017.

J.A. Bayona ka thënë se puna tashmë ka filluar, dhe filmi do të jetë me skenar të Colin Trevorrow dhe Derek Connolly, dhe do të krijohet nga Steven Spielberg dhe Frank Marshall.

“Tashmë jemi duke punuar në të. Xhirimet do të fillojnë në mars. Të gjithë po punojmë shumë që ta sjellim në jetë këtë tregim”, ka thënë ai për Comingsoon.net.

Loading...