Sulmuesi i Renovës, Fatjon Jusufi, ka folur në prag të ndeshjes me Sileksin, të mërkurën (ora 13:30) në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Ai ka pohuar se ndaj kratovasve do të luftojnë me të gjitha forcat për të shënuar fitoren e dytë si vendës.

“Nuk ka ndeshje të lehtë këtë stinor, pasi të gjitha skuadrat janë në kërkim të pikëve. Çdo ekip përmban në vete lojtarë cilësor, ashtu si edhe që ne taborin tonë kemi mjaftë futbollistë të cilësisë së lartë, ku mendojmë dhe synojmë shumë më tepër se nga pozita në të cilën gjendemi momentalisht në tabelë. Pra, të mërkurëm do të luftojmë me gjithë forcat për të marrë tre pikët e reja dhe për të korrur fitoren e dytë si vendës këtë gjysmësezon”, tha Fatjon Jusufi, autor i dy golave dhe dy asistve në këtë sezon.

Ndeshjen Renova-Sileks e drejton treshja nga Shkupi në krye me Igor Stojcevskin dhe ndihmësit e tij Daniel Vasilevski e Nikola Bozhinovski.

 

Ndeshjet, java e 12-të
(E mërkurë, ora 13:30)

Bellasica-Shkëndija
Renova-Sileks
Makedonija GJP-Vardar
Shkupi-A.Pandev
Rabotnicki-Pobeda

Loading...