Sport

Juventus-Lazio, bardhezinjtë kanë fituar 7 ndeshjet e fundit

ROME, ROMA - MAY 17:  Paulo Dybala of FC Juventus compete for the ball with Stefan De Vrij of SS Lazio during the TIM Cup Final match between SS Lazio and Juventus FC at Olimpico Stadium on May 17, 2017 in Rome, Italy.  (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Juventus dhe Lazio do të përballen mbrëmjen e sotme në “Olimpico” të Romës për Superkupëne Italisë. “Zonja e Vjetër” është favorite për të fituar për shkak dominimit të saj në Ifutbollin italian në gjashtë vitet e fundit.

Juventus

Bardhezinjtë do të paraqiten në këtë ndeshjes pas humbjes së pësuar në miqësoren e fundit të luajtur kundër Tottenham në “Ëembley”. Anglezët kanë fituar 2-0, por ajo që ka shqetësuar më shumë tifozët e Juventus ka qenë loja e zbehtë e skuadrës. Faza përgatitore e ekipit të Allegri-t nuk ka shkuar shumë mirë, kryesisht për shkak të mungesës së Bonuçit, i cili u transferua te Milan. Giorgio Chiellini ka thënë  se humbja e pësuar në Londër ishte goditja që i duhej ekipit për t’u zgjuar. Fitorja e trofeut do të ishte një konfirmim i dominimit bardhezi në Itali dhe do t’i ndihmonte torinezët të harronin shijen e hidhur të lënë nga humbja në finalen e Champions League.

Lazio

Faza përgatitore e Lazio-s ka shkuar shumë mirë. Bardhekaltrit kanë fituar katër ndeshje, duke mundur Triestinën dhe Spal në fillim, por edhe Bayer Leverkusen dhe Malaga. Në këtë sezon, Lazio do të lufotjë për një pozicionim në vendet që sigurojnë kualifikimin në Europë Legue, por nuk do të jetë për lacialët të pozicionohen para Milan dhe Inter në renditje.

Përballjet direkte

Juventus ka fituar shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Lazios. Hera e fundit që Lazio ka fituar kundër bardhezinjve ka qenë në 2013-ën, kur Floccari ka realizuar në minutën e 93-të të ndeshjes, duke i siguruar ekipit të tij një vend në finalen e Kupës së Italisë.

 

Formacionet e mundshme

Juventus (4-2-3-1): Buffon, Lichtsteiner, Barzagli, Chiellini, A.Sandro, Pjanic, Khedira, Douglas Costa, Dybala, Mandzukic, Higuain.

Lazio (3-5-2): Strakosha, Wallace, De Vrji, Radu, Basta, Parolo, L. Leiva, M. Savic, Lulic, Keita, Immobile.

To Top