Klubi i mundjes “Tefejuz” nga Shkupi, të dielën, do të organizojë turneun ndërkombëtar në mundje (stil i lirë) “13 nëntori”, që në mënyrë tradicionale mbahet për vitin e tetë me radhë, me rastin e ditës së çlirimit të qytetit të Shkupit.

Sipas kryetarit të klubit, Nusret Xhaferi, në këtë turne do të marrin pjesë të gjitha klubet vendore, si dhe garues nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndeshjet do të zhvillohen në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, ndërsa do të fillojnë prej orës 11:00. Hapja solemne është paraparë për në orën 14:00.

Klubeve dhe garusve më të suksesshëm do tu ndahen mirënjohje, kupa dhe medalje.

 

Loading...