Një foshnje me dy koka sapo ka lindur në Bangladesh.
Fëmija, i cili aktualisht është dy motra binjake por që e kanë një trup të vetëm, dy duar dhe dy këmbë, është lindur nga Caesarean natën e kaluar, sipas zyrtarëve.

Ajo tani është duke u trajtuar për probleme me frymëmarrje në një njësi shëndetësie intensive, në spitalin më të madh në shtet në Dhaka, raporton lajmi.net.

Analizat e shumta kanë treguar se fëmija i ka vetëm një palë organe vitale.

Abu Kawsar, drejtori i spitalit ku është lindur foshnja thotë: “Përpos që ka dy koka, foshnja pjesën tjetër të organeve dhe gjymtyrëve i ka sikurse një i porsalindur normal”.

Dyshohet se ky fëmijë vuan nga një gjendje e rrallë e quajtur ‘dicephalic parapagus’, e cila është një formë e pazakontë ku dy binjak bashkohen në një trup të vetëm.

Ky është një fenomen i rrallë i cili ndodhë në 1 nga 100,000 lindjet, sipas Journal of Family and Reproductive Health.

Sidoqoftë, dyshohet se 60% e këtyre fëmijëve që vuajnë nga ky fenomen, ose lindin të vdekur ose vdesin pas një kohe të shkurtë.

Vitin e kaluar, edhe një nënë në Indi kishte lindur një foshnje me dy koka por të porsalindurit kishin vdekur pas 20 ditëve.

Një tjetër foshnje me dy koka e quajtur Kiron e cila kishte lindur në Bangladesh në vitin 2008 gjithashtu kishte vdekur pas një kohe të shkurtë.

Ndërsa në SHBA, binjaket që vuajnë nga dicephalic parapagua, Abigail dhe Brittany Hensel, janë ndër binjaket më të famshme pasi që edhe janë shfaqur në Oprah Winrey Show dhe në shumë dokumentare tjera televizive. /Lajmi.net/

article-2580107-1C42385E00000578-525_634x547

Loading...