Ka nisur një luftë e re, deri më tani 30 të vrarë

Një konflikt i armatosur në zonën e kontestuar të Nagorno-Karabakut mes Armenisë dhe Azerbajxhanit duket se ka rizgjuar konfliktet e vjetra. Sot në mbrëmje raportohet se numri i viktimave nga të dyja krahët është mbi 30. Armenia ka njoftuar se ka humbur 18 ushtarë në luftimet e sotme, bilanci ky më negativ në dy dekada.

Ndërsa Azerbajxhani njofton se ka humbur 12 ushtarë. Ndërkohë thuhet se ka edhe shumë viktima nga radhët e civilëve. Nagorno-Karabaku është nën kontrollin e një grupi etnie armene, të cilët kërkojnë shkëputje nga Azerbajxhani.

Konflikti i përgjakshëm mes dy vendeve përfundoi në vitin 1994. Mirëpo, tashmë fantazmat e së shkuarës janë rindezur. Azerbajxhani, me shumicë myslimane, mbështetet fort nga Turqia, ndërsa Armenia, me shumicë ortodokse, ka mbështetjen e Rusisë.

Loading...