ë Manastir, nga gjithsej 12 shkolla fillore, tetë prej tyre kanë llogari të bllokuara, ndërsa nga gjithsej 6 shkolla të mesme, dy prej tyre kanë llogari të bllokuara për më shumë se gjashtë vite. Sipas llogaritjeve të bëra nga ana e Komunës së Manastirit, deri më 30 qershor borxhi i përgjithshëm i arsimit në Manastir është 4,6 milion euro, prej cilave 2 milion euro janë borxh ndaj furnizuesve të jashtëm, dhe 2,6 milion euro borxh ndaj komunës. Problemi me arsimin ka filluar që nga viti shkollor 2008/2009 thonë autoritetet lokale.

Nga Komuna shtojnë se kanë mjete për t’i shlyer borxhet por ata po i pengon ligji për qarkullime pagesore dhe kodi penal.

“Pjesëmarrësi në qarkullimin pagesor nuk mund të kryejë pagesë në një llogari nëse ka një llogari transaksioni të bllokuar”, thotë Neni 25, Ligji për Qarkullim Pagesor.

Llogaritë e shkollave janë të bllokuara për shkak të borxheve të ndryshme, ndërsa një përmbarues ka marrë edhe 200.000 euro për procedurat e përmbarimit në shkollën e mesme “Taki Daskallo”.

“Shkolla e mesme “Taki Daskallo” arriti ta paguaje energjinë elektrike dhe pas disa orëve shkollës iu zhbllokua llogaria. Po merren masa për zgjidhje të problemit edhe në një shkollë tjetër, nëse kjo gjë përfundohet me sukses do të drejtohemi në EVN që të merren masa edhe për shkollat e tjera”, thonë nga Komuna e Manastirit.

Nga partia opozitare kërkuan dorëheqje nga kryetari i komunës së Manastirit. “Ju vetëm na thoni se nuk keni zgjidhje për problemet. Kryetare, nga jeta të cilën na e ofruat, mendoj se kemi parë mjaftueshëm. Gjënë më të mirë të cilën mund ta bëni për ne të rinjtë është që sa më shpejt të përfundoni me këtë farsë dhe të paraqisni dorëheqje”, tha Marko Josifovski nga VMRO-DPMNE.

Për problemet në arsim më sa paku të drejtë kanë të flasin ata të cilat i shkaktuan ato, u përgjigjën nga komuna. Rryma nuk është paguar që nga muaji prill i vitit 2017, disa shkolla 10 vite nuk kanë paguar fatura për ujë dhe komunale të tjera, ndërsa vendimet e përmbaruesve të cilat arrijnë për transport të nxënësve janë edhe nga 200.000 euro, akuzojnë drejtorët aktual. /tv21/

Loading...