Kadare: Nënë Tereza e thirri Clintonin dhe i tha “biri im bëj diçka për shqiptarët e mi” (Video)

Është thënë shumë herë se Nënë Tereza, tashmë Shën Tereza, gjatë luftës në Kosovë e ka thirr presidentin e atëhershëm amerikan Bill Clinton, dhe e ka lutur të ndërhyjë për të sjellë paqen.

Këtë e ka vërtetuar shkrimtari Ismail Kadare, i cili thotë se Nënë Tereza e thirri Clintonin dhe i tha “Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”.

“Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Clintonin dhe i ka thënë: Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”, ka thënë më parë shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare!

“Duke ja thënë kjo Nënë e Kishës, Clintonit, ai çlirohet nga ç´do skrupull moral, sepse atij po i thotë një njeri i shenjtë. Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj. Me këtë ajo i ka larë të gjitha. E turpi ynë i përbashkët është për sharjet ndaj Nënë Terezës”, u shpreh Kadare në gjykimin e tij për Nënë Terezën.

Loading...