Sport

Kadriu: E di çfarë ekipi është Rabotnicki, shpresoj të marrim atë që duam

nananan

Florian Kadriu është njëri prej lojtarëve të Renovës që më së miri e njeh kundërshtarin e së mërkurës. Ai në sezonin vjeshtor ka veshur fanellën e Rabotnickit prej nga në afatin kalimtar të janarit u transferua në Tetovë te Renova. Sulmuesi 21 vjecar nga Kërcova është bashkëbisedues i yni ideal për të na folur për duelin e së mërkurës (ora 14:00) në stadiumin “Arena Filipi i Dytë” në Shkup.

“Si ndeshja e parë e kampionatit pranveror dhe si lojtar i ri në ekipin e Renovës, shpresoj që të jap më të mirën nga vetja. Them se shumë shpejt jam ambientuar te skuadra  e re. I falënderoj për mikpritjen. Mendoj se kemi ekip shumë cilësor”, deklaroi sulmuesi Florian Kadriu.

“Kam qenë pjesë e Rabotnickit dhe e dimë se çfarë ekipi kanë ata, mirëpo ne kemi punuar mjaftë dhe besoj se jemi të përgatitur për këtë ndeshje. Shkojmë për rezultat pozitiv dhe shpresoj se do t’ia arrijmë atë që duam”, theksoi Kadriu.

Ndeshja Rabotnicki-Renova do të referohet nga arbitri shkupjan, Dimitar Meckarovski./lajm

 

 

Ndeshjet, java e 19-të
E mërkurë, ora 14:00

Shkëndija-Vardar
Rabotnicki-Renova
Shkupi-A. Pandev
Sileks-Skopje

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top